Universiteti Bujqesor Tiranë



I krijuar më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB), me statusin e një Universiteti, me 1991 u emertua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).

Eshtë Kampusi unikal universitar në Shqipëri, vendosur në një kodrinë të pyllëzuar, në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, vetëm 7 km nga qëndra e Qytetit.

Misioni:   Universiteti Bujqësor i Tiranës ka për mision edukimin profesional dhe kërkimin shkencor në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit. Misioni i tij lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor. Arritja e këtij objektivi madhor fokusohet në prodhimin e nevojshëm dhe shpërndarjen e mjaftueshme, cilësinë e lartë të produkteve bujqësore e blegtorale, menaxhimin e kujdesshëm të tokës, ujit, ajrit dhe përdorimin e harmonizuar të funksioneve të hapësirës së blertë dhe të kaltër.

Vizioni:   Universiteti Bujqësor i Tiranës synon të bëhet qëndra më ekselente, më e madhe e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit.  Duke ndërthurur edukimin me kërkimin në nivel të lartë, ai kërkon të përgatisë jo vetëm specialistë të kualifikuar, por edhe qytetarë të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë, veçanërisht për zhvillimin rural, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor, agroturizmin etj. UBT duhet ta shohë vetveten në kuadrin e një perspektive të gjerë ndërkombëtare, duke shpalosur individualitetin e vet në gjuhë dhe në kulturë.

  Information for 8-9 May 2014

Τελευταία Νέα

Επικοινωνία

Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από κακόβουλη χρήση. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε την Javascript για να το δείτε.

Φόρμα επικοινωνίας